Agjenti Sekret

OVERVIEW

Ju jeni një grup agjentësh sekret të dërguar në Shqipëri për një mision special. Ju punoni për Shërbimin Sekret dhe jeni të infiltruar si turist ose një person vendas. Detyra juaj është të gjeni dosjen G452-1 e cila është e një rëndësie të veçantë, dhe në të gjenden informacione konfidenciale. Kjo dosje ndodhet në zyrën e Gjeneralit K. J. Bunker. Ju do të pajiseni me një skedë, e cila do ju dorëzohet nga Game-Master që gjithashtu është pjesë e Shërbimit Sekret.

 

E hënë, 18 Tetor 1954

Kaman. J. Bunker

 

MISIONI: Në zyrën e Gjeneralit K. J. Bunker ndodhet një dosje sekrete (Top Secret) në të cilën ka informacione mbi të burgosurit politikë në burgun e Spaçit, Burrel gjatë viteve 1952-1953. Emri i dosjes: “LULËKUQE”

VENDNDODHJA: Zyra e fshehur e Gjeneralit, e kamufluar si Tirana Escape Room – Rruga “Bulevardi Zogu 1, pranë LeBon”, Tiranë, Shqipëri

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME: Pas përfundimit të ciklit të ulët në Leskovik, Kaman u dërgua të përfundonte studimet e tij në Vienë, Austri. Ai kthehet në vitin 1935, dhe ndjek një shkollë ushtarake me udhëheqës gjermanë dhe austriakë, ku merr dhe gradën e Togerit.

Në Gusht, 1936, ai i bashkohet Batalionit “Garibaldi”, të forcave Republikane, në Luftën Civile të Spanjës, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë të njohur si ; Petro Marko, Mehmet Shehu, Asim Vokshi dhe Thimi Gogozoto. Në 1940, pasi u riatdhesua nga Franca në Shqipëri, arrestohet nga ushtria italiane, dhe burgoset në Bari. Së bashku me 600 të burgosur të tjerë dërgohet në Ustica, ishull në detin Tiren, nga viti 1941-1943, dhe gjatë vitit 1944 dërgohet në  Regina Coeli, burg në afërsi të Romës.

E RËNDËSISHME: K. J. Bunker një pjesë të kosiderueshme të kohës se tij e kalon duke luajtur shah, e cila është dhe loja e tij e preferuar. Gjithashtu çdo të enjte, ora 18:30-19:30 ai preferon të bëj shëtitje në parkun e qytetit, duke kaluar nërpërmjet tuneleve nëntokësore, të cilat e lidhin atë me zyrën e tij sekrete. Sipas burimeve tona dosja ndodhet në zyrën e tij, dhe është e kërkuar dhe nga Shërbime Sekrete të tjera. Ju keni vetem një orë kohë përpara se ai të kthehet.

Dosja duhet gjetur brenda kësaj jave, përndryshe do të jetë shumë vonë! Përpara zyrës së tij gjendet një truprojë, për këtë arsye mundohuni të jeni sa më vigjilent, në të kundërt misioni do të dështoj. Për çdo gjë ne do të jemi aty për t’ju ndihmuar me mjetet tona. Ne jemi të bindur që misioni do përfundoj me sukses. Paçi fat!

 

Rezervo Tani !

 

May 2024
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
29
30
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
1
2
DIFFICULTY

E avancuar

DURATION

60

GROUP SIZE

2-4 Pjesmarrës

ESCAPE RATE

35%

BEST TIME

42:41